Skip to content
Aktualitet

Një tjetër vend europian heq kufizimet për udhëtarët shqiptarë, nuk ju duhet test apo vaksinë

· 2 min lexim

Zvicra është bërë shteti i radhës europian që ka hequr kufizimet për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë atje. E vetmja gjë që ju duhet është bileta, pasaporta dhe maska.

Deri tani vendet që nuk kërkojnë një test Covid apo vaksinë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt tyre janë: Austria, Belgjika, Holanda, dhe Zvicra. Njoftimin e ka bërë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Zvicra       

Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :

Austria

Hollanda

Belgjika

Zvicra

Ju urojmë shëndet.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

Kujtojmë se ditën e djeshme Blegjika mori të njëjtin vendim për udhëtarët shqiptarë dhe nuk kërkon as test Covid e as vaksinë nëse udhëtoni atje. Ndërkohë, para Blegjikës ishte Danimarka qëlejon hyrjen e qytetarëve shqiptarë, por për të udhëtuar atje ju duhet një test PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA. Gjithashtu  vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Në Francë mund të udhëtoni vetëm me anë të një testi PCR të 72 orëve të fundit apo test antigen.