Tiranë – Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. Gj., 23 vjeç dhe D. Ç., 37 vjeç, pasi në një hyrje pallati ku u konstatuan këta dy shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.
J. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. G., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. R., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tij;
D. K., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë (thikë);
B. H., 35 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Nikoll Kaçorri”, duke përdorur shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit P. Ll dhe më pas e ka fshehur përkohësisht në banesën e K. K., 30 vjeç, i cili u procedua penalisht pasi dyshohet se kishte dijeni për vjedhjen e kryer.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit A. Ll., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 31 vjeç, J. M., 20 vjeç dhe H. S., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburant në disa mjete të parkuara.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. V., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Më datë 24.06.2021, në rrugën e “Barrikadave”, duke punuar në një pallat aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi S(F). P., 34 vjeç, i cili ndodhet na spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 25.06.2021, në fshatin Qerret, Golem, në oborrin e banesës, është vetëvarur në një pemë shtetasi H. B., 57 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.