Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë natës së djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë një 18-vjeçar emri i të cilit është Jonuz Sulaj.
I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe i ka thënë uniformave blu se nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij. Policia njofton se aktualisht i riu ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr.6 në kryeqytet.
Gjithashtu policia ka bërë apel, se çdo person që njeh familjarët e djalit, apo vetë atë, të telefonojnë në numrin 112, ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Nr. 6. në kryeqytet, gjithashtu policia njofton se i riu është në gjendje të mirë shëndetësore
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në rrugë dytësore Tiranë-Durrës, është gjetur i vetëm në rrugë shtetasi Jonuz Sulaj., rreth 18 vjeç, (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor) i cili nuk mban mend adresën e banimit të familjarëve të tij.
Aktualisht ky shtetas ndodhet pranë Komisariatit të Policisë Nr.6.
Familjarët e tij apo çdo person që mund të ketë kontakte me ta, ju lutemi të telefonojë në 112 ose të paraqitet në Komisariatin e Policisë Nr.6.