Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka raportuar ditën e stone në Kuvend për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2020. Celibashi tha se veprimtaria e KQZ është kushtëzuar nga pandemia dhe kodit të ri zgjedhor.
Kreu i KQZ deklaroi se janë miratuar 83 formularë vetëdeklarimi nga ky institucion për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Ai bëri me dije se gjatë vitit 2020, 38 kandidatë të subjekteve politike kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Celibashi tha se fokusi kryesor i KQZ ishte projekti i identifikimit biometric dhe votimi elektronik. Ai falenderoi partnerët ndërkombëtar dhe qeverinë për buxhetin e akorduar.
“Veprimtaria e KQZ për 2020 ka qenë e varur dhe kushtëzuar nga kushtëzimet e debatet për pandeminë e kodin zgjedhor. Në fokus qendror për 2020 ka qenë plotësimi dhe reflektimi e qasja ndaj rezolutës së Kuvendit në lidhje me raportin për 2019. Sipas rezolutës, është kërkuar nga KQZ të miratojë një databazë në lidhje me shtetasit shqiptarë me të drejtë vote të angazhuar në administratën zgjedhore.
KQZ duhet të nxirrte konkluzione. Në qasje të këtij rekomandimi, KQZ ka përpunuar të gjitha të dhënat që janë marrë nga emërimet dhe lëvizjet e anëtarëve të komisioneve, rezulton se ndryshimi dhe frekuenca të anëtarëve të komisioneve është bërë trend që ka ndikuar në administrimin e proceseve zgjedhore.
Vetëm për ilustrim, po sjell në vëmendje disa shifra, për 2009 janë 28% ndryshime në anëtarët e komisioneve, 26% në 2010, 36% në 2013, 18% në 2017, 18% në 2019.
E njëjta situatë edhe për anëtarët e grupeve të numërimit dhe komisioneve të qv.
KQZ ka krijuar një eksperiencë solide dhe ka përmirësuar standardin e këtij ligji. I është kërkuar KQZ të miratojë kodin etik. Për shkak të ndryshimeve të vona të ligjit zgjedhor, riorganizimi i vonë, kodi etik do të miratohet në 2021, nuk ishte mundur në 2020.
Iu kërkua KQZ të zbatojë në praktikat rregullat e miratuara. Sa i përket veprimtarëisë nga janari në tetor të 2020, veprimtaria konsiston në post-zgjedhjet e 2019. Pjesa më e madhe e zënë aktet e të ashtuquajturës dekriminalizimi.
Ka miratuar 83 formularë vetëdeklarimi për vakancat në këshillin bashkiak, 39 kandidatë janë burra dhe 33 kandidate gra. Në 2020 refuzuan depozitimin e formularit të vetdeklarimit 38 kandidatë të subjekteve politike.
Lidhur me shqyrtimin e rezultateve të PP, kemi verifikuar rezultatet vetëm për 4 raste.
KQZ ka shqyrtyar kërkesat e 3 komiteteve nismëtare, referendumi, ndryshimet në kodin penal dhe krijimin e regjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale.
Janë dhe ato që kanë të bëjnë me administrimin e raporteve financiare. Nga 128 parti të regjistruara, raportin financiar e depozituan vetëm 26 parti poliike.
KQZ emëroi 34 auditues për zgjedhjet e 30 qershorit, për shpenzimet në fushatë. Ekspertët financiarë duhet të dorëzonin raportet.
22 parti nga 36 në zgjedhje depozituan raportin financuar për shpenzimet në fushatë. Në përfundim të këtij procesi, janë vetëm 14 parti që e dorëzuan brenda afatit, të tjerat më vonë.
KQZ iu dorëzuan fonde, sipas ligjit përkatës, nga tetori deri në 31 dhjetor për 2020 më së shumti kjo veprimtari konsiston me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit. Hartuam plan veprimi. Ndryshimet e shumta të bëra në Kodin Zgjedhor, 7 muaj para zgjedhjeve, diktuan detyra në periudhë mjaft të shkurtër.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, organet drejtuese miratuan 54 akte nënligjore, Komisioner 42 vendime dhe 1 udhëzim.
Komisioni Rregullator 13 akte nënligjore, 12 vendime.
Fokusi kryesor në këtë periudhë ishte realizimi projekti i identifikimit biometrik dhe votimi elektronik. Vlerësojmë bashkëpunimin e KQZ me partnerët ndërkombëtare. Qeveria na mbështeti me buxhet. Në përfundim mund të thuhet se KQZ përmbushi gjitha detyrimet nga Kodi Zgjedhor. Përfshirë këto në rezolutën përkatëse”, tha Celibashi.