Skip to content
Politikë

Vasili ironizon deklaratat e Ramës për BE-në: Miu optimist para elefantëve

· 2 min lexim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit bën me faj BE-në për mos-hapjen e negociatave. Vasili shkruan në një status në Facebook se miu është “optimist” para elefantëve që vetëm dështojnë. Ai thotë se Rama është nga fundi i Europës, ndaj dhe ata tallen me këtë “të fandaksur”.

“Megjithatë miu është “optimist”, se ai përparon fort nëpër gjirize, ndërsa elefantët europianë vetëm “dështojnë” në mirëqenien e tyre pa kufi”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Miu “optimist, perpara elefanteve, qe vetem “deshtojne”!!

Rama çudit dhe veten e deklaron se BE ka deshtuar:

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë.”

“Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë”.

“Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar”.

Rama eshte vertet per te qare hallin se nuk e di gjekundi se ku e ka vendin.

Meqenese ata qe ka perqark e tallin, po ja themi fare qete, eshte ne fund fare te Europes ndaj edhe Europa tallet me kete te fandaksur!!

Miut, qe eshte i fundit ne te gjitha dhe qesharak ne gjithshka i duket vetja elefant.

Megjithate miu eshte “optimist”, se ai perparon fort neper gjirize, ndersa elefantet europiane vetem “deshtojne” ne mireqenien e tyre pa kufi.

Go miu Rama, go!!