Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja/ Shpërthimi me tritol i banesës në Tiranë, policia arreston autorin në Lezhë

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një banese pranë “Vasil Shantos” i është vendosur tritol dhe ditën e sotme policia ka rënë në gjurmët e autorit. Policia ka zbuluar se bëhet fjalë për Arben Bardhin, i cili tashmë është arrestuar në lagjen “Gurra” në Lezhë.

Ai akuzohet se mbrëmjen e shkuar në rrugën “Mihal Topia”, vendosi tritol në banesën e Vasillaq Stavros, ku fatmirësisht nuk pati dëmtime në persona, por vetëm dëme materiale.

Nga raportimet e policisë, dyshohet se mund të jetë një konflikt pronësie shkaku që e ka shtyrë Bardhin të ndërmarrë këtë hap.

Burimet kanë bërë të ditur se të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte i sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.

Shpërthimi i tritolit dyshohet se është kryer me telekomandë.