Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se është një precedent i rrezikshëm vota e Bullgarisë kundër mbjatjes së Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe RMV-në. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Zaev tha se negociatat me BE-në nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë. Zaev tha se BE duhet të marrë parasysh reformat e bëra nga dy vendet dhe se identiteti i maqedonasve nuk mund të jetë subject i negociatave, ndërsa bëri thirrje që BE të gjejë një mënyrë për të mbajtur fjalën për negociatat.
“Javën e kaluar, unë dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut shkuam në Sofje për të gjetur zgjidhje e për të bërë hap pozitiv në Bullgari. Rama ishte në Shkup për të koordinuar punët. Edhe pse bëmë hap përpara e mesazhet tona ishin të qarta, nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, tani është momenti për të gjetur forca. Pavarësisht se ishim të vetëdijshëm në pritshmëritë tona, vendimi i BE për të mos caktuar konfrencën e parë ndërqeveritare është dëshpërim i madh dhe mossukses i BE për zgjerimin dhe mesazh i keq për Rajonin. Vota e Bullgarisë për të mos dhënë votën për hapjen e negociatave nuk është në të mirën e frymës për fqinjësisë së mirë. Negociatat me BE nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë.
Ecuria jonë në BE duhet të varen nga reformat që ne ndërmarrim në vendin tonë dhe arritjen e standardeve Evropiane. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe këtë e ndajnë të gjitha vendet e tjera të BE. Identiteti maqedonas nuk mund të jetë temë dhe subjekt i negociatave. Maqedonia e Veriut, u bë anëtare te 30-të me NATO-n dhe u ul në krye të shteteve më të forta të botës. Sot jemi partner me Shqipërinë dhe anëtarët e tjetër të NATO-s. BE mbetet aleati ynë strategjik për të mirën e përbashkët. Vlerat Evropiane janë të shenjta si vetë BE. Liderët Evropianë duhet të marrin parasysh që dështimet e përsëritura do të hapin derën dhe do të inkurajojnë eruoskeptikët, për këtë BE duhet të gjejë formulën për të mbajtur fjalën”, tha Zaev.