Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast me Covid-19. Nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa në Spitalin Infektiv janë të shtruar vetëm dy pacientë.Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1960
Testime totale 783,516
Raste pozitive 132,497
Raste të shëruara 129,955
Raste Aktive 87
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 28
Shkodër 26
Durrës 10
Lezhë 7
Berat 6
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Korçë 1
Vlora 1