Skip to content
Aktualitet

E rëndë në Dibër, 12-vjeçarja mbytet në lumin Drin

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Lushes”  në njësinë Administrative të Arrasit. Një vajzë 12-vjeçare është mbytur tragjikisht në lumin Drin teksa ka qenë duke u larë. Mësohet se e mitura që është mbytur është E.D., dhe është nga Tirana. Ajo kishte shkuar të dajat e saj në Arras ku edhe ngjarja e rëndë ka ndodhur. Dyshohet se 12-vjeçarja ka qenë duke u larë dhe më pas është mbytur në lumin Drin. Efektivët e policisë së bashku me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të së miturës nga lumi.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet aktaulaisht  në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet dhe po vijon nga puna për të zbardhur  shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë së shtetit:  

Dibër/ informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Ura e Lushes”,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare dyshohet se duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.