Skip to content
Aktualitet

Kokainë dhe lojëra fati, dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim vëllai i tyre

· 2 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër, pronarë të një lokali në Tiranë pasi gjatë kontrolleve i janë gjetur kokainë, pajisje që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit dhe një shumë parash. Në pranga kanë rënë E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe në kërkim është shpallur vëllai i tyre B.H., 30 vjeç.

Për vepra të ndryshme penale janë arerstuar edhe disa shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;
  • A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

  • S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;
  • D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.