Është mbylluar gjykimi për dosjen 339 në Gjykatën e Durrësit, ndërsa janë dënuar 21 komisionerët e Shijakut, ndaj të cilëve rëndon akuza e krimeve zgjedhore të ngritura nga prokuroria për zgjedhjet e vitit 2017.
Prokuroria kërkoi dënim me burg për personat e përfshirë, ndërsa gjykata i ka shpallur fajtorë për akuzat e ngritura. Duke qenë se disa prej të pandehurve e kanë pranuar fajin, ata kanë përfituar ulje të dënimit me 1 të tretën
EMRAT:
Shpëtim Marku, dënohet 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet
Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite
Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8
Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.
Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8
Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht
Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit
Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet
Ndërkohë, gjithë të tjerët janë dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe nga gjykimi i shkurtuar u mbeten 2 vite dënim. Po ashtu janë dënuar me heqjen e te drejtës se ushtrimit te funksioneve publike per 5 vjet te gjithë ish- komisionerët.
21 komisionerë ishin të përshirë në dosjen “339” nga partitë kryesore e nga partitë më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR. Po ashtu nën hetim është edhe një qytetar që akuzohet se ka votuar për persona të tjerë që nuk kanë qenë në Shqipëri.
SPAK udhëhoqi hetimet në vitin 2020 dhe konstatoi se në qendrën e votimit në Shetel, këta persona kanë lejuar me dashje persona të tjerë të paraqiten dhe të votojnë për votues të tjerë. Sipas SPAK, është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona që kanë qnë jashtë vendit ditën e zgjedhjeve. Po ashtu e njëjta gjë ka ndodhur edhe në dy qendrat e votimit që janë në fshatin Rubjek. Tek një është votuar për 7 shtetas që kanë qenë jashtë vendit, ndërsa te tjetra për 23.