Gjermania fitoi me rezultatin 4-2 kundër Portugalisë, me disa tifozë në stadium, por sërish me dyert kryesisht të mbyllura për shkak të COVID-19.
Megjithatë, pandemia po shkon drejt fundit, por duhet akoma kujdes. Kështu mendon Angela Merkel, e cila është ndalur te rikthimi tifozëve në stadiume për Euro 2020, Gjatë një konference për shtypin bashkë me Emmanuel Macron, kryeministrja e Gjermanisë shprehet se nuk duhen marrë vendime të nxituara.
“Ne kemi një koordinim më të mirë, por ende jo të përsosur. Nuk mund të sillemi sikur pandemia ka mbaruar. Kemi shembullin e Lisbonës, që tregon qartë se situata mund të ndryshojë nga momenti në moment.
Ka akoma shumë persona që nuk janë vaksinuar ende, kujdesi është tepër i domosdoshëm. Duhet të jemi në gjendje të kemi më shumë liri në verë, por nuk mund të lirohemi akoma plotësisht.
Gjë e bukur të shohësh 14 mijë tifozë në ‘Alianz Arena’, por vazhdoj të jem skeptike kur shoh stadiume të tjera të mbushura plot me tifozë“, deklaroi kancelarja në detyrë e Gjermanisë.
Deri më tani në Euro 2020, vetëm Hungaria ka lejuar që të luhet me stadium të hapur, ku kapaciteti ka shkuar deri në 60 mijë tifozë. Duket se gjerat po shkojne drejt normalitetit, por kancelarja gjermane bën ende thirrje për kujdes.