Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në paund.
86.740 mijë paund janë sekuestruar në një makinë të bllokuar mbrëmjen e kaluar në Portin e Durrësit, të cilat ishin të padeklaruara. Mësohet së në pranga është vënë një 21-vjeçar me iniciale Enes Haxhiu, banues në Kamëz. Paratë ishin fshehur brenda mallrave që ndodheshin në furgon, në një televizor.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontrroll të imtësishëm, furgoni i mallrave që vinte nga Italia. Gjatë kontrollit, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Pas kontrolleve rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.
I riu u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.