Teksa orët kalojnë detaje të reja bëhen të ditura rreth vrasjes makabre të britanikes Caroline Crouch. Një mikeshë e famijes së 20-vjeçares ka thënë se ajo e kuptoi gjatë varrimit që Babis e kishte vrarë bashkëshorten e tij.
Me lot në sy ajo ka treguar se gjatë gjithë ceremonisë ai nuk iu afrua as dy metra arkivolit, ai rrinte larg saj dhe nuk shikonte. Në momentin që Caroline-s po i jepej lamtumira e fundit në tempull, ai nuk u afrua kurrë, megjithëse në këtë proces e vdekura preket dhe luten mbi të. Ajo tha se sapo shkoi në shtëpi i tregoi familjes së saj se Babis ishte vrasësi.
“Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline”, ka treguar e përlotur mikesha e familjes.