Nuk ka fund tragjedia për familjen e 20-vjeçares Caroline Crouch që u vra nga bashkëshorti Babis Anagnostopulos në 11 maj. Nëna e britanikes është duke përjetuar momente të vështira tashmë që e vërteta u zbulua. Sipas mediave greke, si në familjen e së resë, ashtu edhe në familjen e 33-vjeçarit, situata është dramatike, siç bëjnë me dije edhe burimet pranë tyre.
Nëna e Caroline është në gjendje shoku, pasi nuk kishte dyshuar asnjëherë tek dhëndri i saj, madje duket se ajo nuk ishte në dijeni për mosmarrëveshjet e çiftit.
“Susanna (nëna e Caroline) është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”, ka treguar për mediat Hariklia Theodorou.
Ajo tha se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe kjo kishte qenë arsyeja pse ajo nuk donte ta mërziste me problemet e martesës së saj.
“Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar”, vazhdoi ajo.
Ndërkohë, e pyetur për Babis ajo tha se ai ishte gjithnjë duke qeshur dhe se ishte shumë i dashuruar me Caroline.
“Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule”, tregoi Theodorou.
Por edhe familja e pilotit 33-vjeçar është në një gjendje të rëndë. Vëllai i tij është i shkouar dhe ende nuk e beson çfarë ka ndodhur.
“Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besoj, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë”, ka thënë e afërmja e Susane.