Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e Minsitrisë së Shëndetësëisë për të ndërprerë kontratën e 1 mijë mjekëve specializantë të punësuar gjatë periudhës së pandemisë. Në një status në rrjetet sociale Vasili shkruan se ky vendim është arbitrar e arrogant. Ai thotë se kuhs e kupton fare pak mjekësinë e dhe njeh realitetin e përditshëm të spitaleve tona e di shumë mirë ngarkesën edhe rolin e mjekëve specializantë. Vasili shkruan se pretendimi i Ministirë së Shëndetësisë se ata duhet të marrin miratim paraprak të saj është pa kuptim.
Reagimi i plotë:
Qindra mjekeve specializante rilindja u nderpret Kontraten e Punes!
Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant u nderpret mjekeve specializante kontraten e punes. Kush kupton fare pak mjeksëi dhe njeh realitetin e perditshem te spitaleve tona dhe e di shume mire ngarkesen dhe rolin e mjekeve specializante.
Pretendimi i Ministrisë se Shendetesise se keta duhet marrin miratimin paraprak te saj eshte i trashe dhe pa kuptim.
Çdo lek qe kane marre deri tani specializantet është miratuar nga Ministria se Drejtorite Rajonale nuk i kane paguar nga xhepi i tyre. Dokumentet e mëposhtme tregojnë gjithshka.
Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ndërpreu kontratën e punës për 1 mijë mjekë specializantë të punësuar gjatë pandemisë në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier.