Ditën e sotme po mbahet mbledhja e Kryesisë në Partinë Demokratike, mbledhje e cila mësohet të ketë nisur në orën 11:00. Detaje të reja kanë dalë nga Kryesia e PD-së e cila ka propuzar që Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të mblidhet më 17 korrik. Sipas një propozimi të siguruar nga Kryesia për News 24 , bëjnë me dije se në qendër të diskutimeve është edhe informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021. Po ashtu do të vlerësohet mundësia për ndryshime në Statutin e PD.
PROPOZIMI NGA KRYESIA E PD
VENDOSI:
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë, ditën e shtunë, datë 17 Korrik 2021, ora 11:00.
Rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, është si më poshtë:
“1. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.
Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë.
Zgjedhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”.