E gjithë Greqia është tronditur nga zhvillimet e stuhishme në rastin e vrasjes së 20-vjeçare s Caroline Crouch, në Glyka Nera, pasi piloti 32-vjeçar, bashkëshorti i saj rrëfeu se ishte ai që e vrau nënën e fëmijës së tij.
Ndërsa shumë nga pyetjet mbeten pa përgjigje dhe pritet të sqarohen në një të ardhme të afërt, ajo që ka shkaktuar një sensacion është sjellja e autorit të krimit, në Alonissos në memorialin e Caroline, disa orë para se ai të rrëfente aktin e rëndë.
Piloti po përpiqej të ngushëllonte nënën e Caroline duke e përqafuar. Në fakt, ai dukej sikur po qante.
Ndërkohë, nëna e Caroline akoma nuk e dinte që po gjente ngushëllim në krahët e vrasësit të rrëfyer të fëmijës së saj.
Kur oficerët e policisë të Departamentit të Vrasjeve realizuan transferimin e burrit 32-vjeçar të Caroline nga Alonissos në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës, ata shpresuan se përgjigjet që ai do t’u jepte atyre do të çonin në një hetim të menjëhershëm të vrasjes në Glyka Nera.
Dëshmia e pilotit në zyrat e katit të 11-të në Departamentin e Vrasjeve ishte një maratonë. Oficerët me përvojë të sigurisë u mbyllën në një dhomë me 32-vjeçarin, të cilit i bënë pyetje kritike në lidhje me çështjen.
32-vjeçari këmbënguli se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e gruas së tij. Ai kishte pohuar të njëjtën gjë në shumë dëshmi të tjera që u kishte dhënë të njëjtëve oficerë.
Policia ishte e sigurt se ka prova kundër pilotit, me dëshminë maratonë të 32-vjeçarit në GADA duke përfunduar me rrëfimin e tij.