Ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman i ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Europian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratisllavë të Sllovakisë, Radman inkurajoi deklaroi se Kroacia inkurajon Qipron, Greqinë, Rumaninë, Spanjën dhe Sllovakinë që ta njohin Koosvën si shtet të pavarur.
“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës”, tha Grlic Radman para gazetarëve ditën e sotme.
Ministry i Jashtëm kroat është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë. Aty pritet të diskutohet edhe situate në Ballkanin Perëndimor.
Radman theksoi ndër të tjera se respektimi i integritetit territorial pa i ridefinuar (referuar lajmeve për një ndryshim kufijsh në Ballkanin perëndimor) është thelbësor për stabilitetin në rajon.
“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, domethënë pa i ridefinuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit, kur qarkulluan disa ‘non paper’ famoze, të cilat ishin orientuar në atë drejtim”, -tha Radman.
Kujtojmë që Spanja, Qipro, Greqia, Rumania dhe Sllovakia janë të vetmet vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Që prej vitit 2008, të gjitha vendet e unionit e njohin Kosovën si shtet të pavarur.