Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme një 34-vjeçar me akuzën “goditje për shkak të detyrës”. Mësohet se 34-vjeçar goditi drejtoreshën e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, e cila më pas ka kryer denoncimin për kapjen e të riut. Ky i fundit, u arrestua disa orë më pas nga forcat e policisë, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, shkruhej në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.
Policia e Shtetit raporton se është dhunuar drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit, Erinda Fino. Kjo e fundit, 40 vjeçe, me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga një person, shtetasi me iniciale M.P. Agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet pse drejtoresha e Bashkisë Tiranë, është qëlluar nga ky shtetas. Hetimet pritet të vijojnë shumë shpejt për këtë ngjarje dhe agresori do të njihet me dënimin e tij.