Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur ditën e sotme në emision lidhur me emrat e qeverisë së ri që do të krijohet në shtator. Spiropali e ftuar në emisionin “Breaking”, është pyetur në qoftë se do të kemi bëj ministër për çdo qark, ajo është shprehur se skema po mendohet nga kryeministri Edi Rama. Ndërsa e pyetur lidhur me vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Spiropali është shprehur se nuk ishte momenti i duhur dhe se ai duhej të shkarkohej shumë muaj më parë. Gjithashtu ajo u shpreh që është e gatshme të bashkëpunoj me Partinë Demokratike.
Pjesë nga biseda
A do kemi nga një ministër për çdo qark?
Spiropali: Këtë skemë po e mendon dhe kolaudon kryeministri që ka tagrin. Ne po bëjmë punën tonë. Ka kohë deri në shtator kur do të prezantohen emrat e rinj. Duhet bërë edhe pak durim?
A ishte koha e duhur për të shkarkuar Metën?
Spiropali: Nuk ishte momenti i duhur për shkarkimin e Metës, ishtë shumë kohë më parë në fakt. Kupa nuk ishte mbushur, por ishte derdhur. Ilir Meta nuk ishtë më president.
A do bashkëpunoni me PD për presidentin e ri?
Spiropali: Kemi shprehur gatishmërinë për të gjetur agjendën e përbashkët kombëtare për shumë çështje, jo vetëm për presidentin.