Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për shitjen me shumicë të plehrave kimike

09:56 16/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë hetim të thelluar në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike.

Objekt hetimi do të jenë ndërmarrjet Arli Internacional, Agro Blend, MBM, Eco-Green, Lila, Agro-Mens, Çaça, IAM, Agrohelp-sa dhe Besniku.Hetimi i Thelluar vjen në vijim të procedurës së hetimit paraprak, që u vendos në muajin mars të këtij viti dhe do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2020 deri 30 Shtator 2021.

Duke u nisur nga rëndësia që kanë produktet plehëruese për fermerët në plehrimin e tokës dhe kultivimin e bimëve, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se për analizën e këtij tregu janë marrë parasysh tre produktet kryesore të cilët përdoren në ciklin e bimës si. DAP (Hidrogjenortofosfat diamoni) përdoret gjatë plehërimit të tokës bujqësore kur mbillet bima. Ky produkt ka përdorim sezonal kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit. Ndërkohë, Nitrati dhe Ureja përdoren gjatë rritjes së bimës, kryesisht gjatë gjithë vitit.

Nga analiza e çmimit mesatar të shitjes së produkteve DAP, Nitrat dhe Ure nga ndërmarrjet objekt hetimi vërehet se gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021 ka patur një tendencë rritjeje të çmimit mesatar të shitjes me shumicë, duke aplikuar çmime të përafërta dhe duke alternuar shitjet e produkteve sipas nevojave të tregut në periudhën përkatëse. Sipas AK, kjo sjellje e ndërmarrjeve reflektohet në çmime më të larta përfundimtare të shitjes dhe mund të përbëjë një sjellje të bashkërenduar, në kuptim të nenit 4 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.

Pasi hapi hetimin paraprak në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën, Komisioni i Konkurrencës vendosi më 12 mars 2021 edhe marrjen e masës së përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në këtë treg. Vendimi urdhëronte ndërmarrjet që operojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, duke u sjellë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre tregtar të importeve të produkteve, caktimit të çmimit të shitjes ose ndarjes së tregut përkatës, si dhe përdorimit të të drejtave ekskluzive, shkruan Monitor.

Nga inspektimet e kryera prej këtij institucioni, rezultoi se disa prej ndërmarrjeve nuk i kanë zbatuar masat e përkohshme. Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi në fund të muajit prill të gjobisë ndërmarrjet Agroblend shpk me dy milionë lekë, MBM shpk me dy milionë lekë dhe ÇAÇA shpk me 500 mijë lekë.

Etiketa: AKplehrat kimike

Të lidhura

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor
Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 persona, mes...

11:40 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Dy shtetas, babë e bir, janë arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike...

11:05 28/06/2025
Para
Zhvillimi i futbollit të femrave, presidenti Duka dhe ministrja Kushi tregojnë projektin

Zhvillimi i futbollit të femrave, presidenti Duka dhe ministrja Kushi tregojnë projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor

11:40 28/06/2025
Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

Serbët festojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Manifestoni të qetë, pa provokime

11:24 28/06/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Kultivuan kanabis pranë banesës, arrestohen babë e bir në Tepelenë

11:05 28/06/2025
Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

Trafik droge, armësh/ “SKY ECC” shkatërron dy grupe kriminale në Greqi

10:53 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.