Nacionalistët izraelitë në marshim, rriten tensionet në Jeruzalemin Lindor
Tensionet ishin të larta në territorin e okupuar palestinez të martën ndërsa nacionalistët Izraelitë u mblodhën për një marshim të diskutueshëm përmes Jeruzalemit Lindor.
Të paktën gjashtë palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite dhe dhjetëra të tjerë u sulmuan dhe u hoqën me forcë nga sheshi i Portës së Damaskut që çonte në Qytetin e Vjetër. Trupat e forcave speciale izraelite kanë sulmuar të rinj palestinezë në sheshin e Portës së Damaskut. Aty pranë, një plak palestinez me paterica dhe një grua e moshuar u dhunuan gjithashtu nga policia.
שער שכם,5 שוטרים!! למה?👇 pic.twitter.com/vfxkuXtgLa
— Real News IL (@RealNewsIL) June 15, 2021
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregoi disa policë izraelitë duke rrahur një palestinez pranë Portës së Damaskut, ndërsa ata e tërhiqnin atë poshtë shkallëve.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe në Jeruzalem ka raportuar se pesë persona u plagosën gjatë konfrontimeve me forcat izraelite në afërsi të Qytetit të Vjetër të pushtuar të Jeruzalemit Lindor.
Tre u plagosën me plumba gome, një ishte rrahur fizikisht dhe një tjetër u plagos nga një granatë trullosëse e hodh nga policia izraelite.
Gjysmëhëna e Kuqe në Jeruzalem ka thirrur të gjithë punonjësit dhe vullnetarët e saj në pritje të konfrontimeve me forcat izraelite dhe hapi një spital fushor në selinë e tij në lagjen al-Saëëana për të trajtuar lëndime të lehta dhe të moderuara.
Të paktën 13 ambulanca janë në gatishmëri në Jeruzalemin Lindor të okupuar, përveç tre rimorkiove të ambulancës brenda Qytetit të Vjetër.