Skip to content
Politikë

Largimi i kryebashkiakut Ismailaj nga dekriminalizimi, Gazment Bardhi: Sot kemi një lajm të mirë!

· 3 min lexim

Ditën e  sotme Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton me probleme në ligjin e Dekriminalizimit.

Pas hetimeve të kryera, pasi ky kryebashkiak u denoncua nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme  thotë se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Pas këtij vendimi sekretasi i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ky është një lajm i mirë, pasi sipas tij, një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Sipas numrit dy të PD, Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës.

Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qendrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!”, ka shkruar Edi Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se më herët Prokuroria e Përgjithëshme me anë të një njoftimi  tregoi se në përfundim të hetimeve, Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Qerim Ismailaj nuk është kryebashkiaku i vetëm që preket nga ligji i Dekriminalizimit, pasi më herët PD ka denoncuar edhe disa emra të tjerë, mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Vorës, Agim Kamjaku, që vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare.