Numri i rasteve me Covid-19 ka pësuar një rënie në Kosovë, siç vihet re edhe nga raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësië Publike. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 7 raste pozitive me koronavirus nga 2117 testime të kryera në total. Ashtu si edhe ditën e djeshme, një qytetar ka humbur betejën me virusin, ndërsa 103 të tjerë janë shëruar. Numri i vaksinimeve të kryera është më i ulët në krahasim me ditën djeshme, kur janë dhënë në total 3480 doza të vaksinës anti Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1907 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë në total 98 277 doza të vaksinës. Numri total i rasteve aktive është aktualisht është 434.
Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës. Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894. Në total numri i rasteve aktive është 434.