Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në Kongresin e Partisë Socialiste ndër të tjera ka folur edhe për objektiva që kanë në fushën e arsimit. Ministrja ka theksuar se në fokus do të jetë arsimi i lartë. Ajo ka thënë se po punojnë për të ngritur struktura ekselence evropiane që mund të jenë edhe programe studimi të përbashkëta.
Në këtë kuadër, Kushi shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur me 10 milion euro në vit hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre të BE, tërësisht në gjuhën angleze.
“Ne do të punojmë intensivisht dhe do të bashkëpunojmë ngushtësisht me universitetet tona për të sjellë këtu përvojat më të mira evropiane. Ne duam të ngremë struktura ekselence evropiane që mund të jenë edhe programe studimi të përbashkëta, por mund të jenë edhe departamente, fakultete apo edhe universitet si i tërë, për t’i dhënë mundësinë të gjithë atyre që duan të bëhen inxhinierë të aftë, mjekë të dalluar, informaticienë profesionistë që të marrin diploma me vlerë, njësoj si në universitetet më të mira të BE,“-tha Kushi gjatë fjalimit. Sa i përket arsimit parauniversitar Kushi ka theksuar disa pikave që do të jenë në fokus të veçantë në zhvillimin e mëtejshëm si nisja e gjuhës angleze që në klasë të parë shtatorin e ardhshëm, zbatimi i Programit Kombëtar për Programimin dhe artin.”, ka thënë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.