Ditën e sotme po luhej ndeshja e Grupit B, Danimarkë-Finlandë e cila u pezullua për shkak të një “urgjence mjekësore”. Ky është vendimi i fundit i UEFA-s pas ngjarjes së rëndë, ku mesfushori danez Kristian Eriksen, pësoi atak kardiak në fushë. Por me sa duket pak minuta më oparë UEFA ka dalë me një tjetër njoftim të rëndësishëm ku thotë se ndeshja do të rifillojë në orën 20:30.
Fillimisht UEFA njoftoi se ndeshja do të luhej në orën 20:15, por tani është zyrtare dhe takimi do të luhet në orën 20:30.
“Pas kërkesës së bërë nga lojtarët e të dy ekipeve, UEFA ka rënë dakord të rifillojë ndeshjen midis Danimarkës dhe Finlandës sonte në 20:30 CET.
Do të luhen katër minutat e fundit të pjesës së parë, më pas do të ketë një pushim 5-minutësh të pjesës së dytë të ndjekur nga pjesa e dytë.”, ka njoftuar UEFA.
Ndërkohë, një lajm i mirë vjen nga spitali ku është shtruar Eriksen, teksa thuhet se është përmendur dhe është koshient. Gjithsesi, frika nuk ka ka ikur akoma. Gjithë bota e futbollit me vesh nga Danimarka.
Kujtojmë ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është ndërprerë për shkak të një ngjarje të pazakontë, ku mesfushori danez i Interit, Christian Eriksen ka humbur ndjenjat dhe është përplasur në shesh në fushë. Gjendja e mesfushorit nuk është aspak e mirë, dhe ndihma e shpejtë po i bënë masazh kardiak në fushë.