Kryeministri i vendit Edi Rama, ka hapur Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet ditën e sotme në Tiranë. Në fjalën që ka mbajtur në hapje të Samitit kryeministri Edi Rama, ka falenderuar Komisionerin për Zgjerimin të BE-së, Oliver Varheyli, që sipas kreut të qeverisë shqiptare, nisi dhe promovoi planin e madh ekonomik dhe të investimeve, të tregut të përbashkët rajonal.
“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.
I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomik në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.
Më herët Komisioneri për Zgjerimi, Oliver Varlehyi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka takuar kryeministrin Edi rama dhe ka zbuluar se në Samit do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanin Perëndimor paraqitur nga KE.
Ai gjithashtu thekson se do të shihet përpara për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet më 5 korrik.
“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e # Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama. Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga
KE, si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik.”, statusi nga Oliver Varlehy .
Samiti është me rëndësi për vetë faktin që vjen vetëm dy javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Axhenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:
09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)
10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)
10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)
Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian
Milo Đukanović, President i Malit të Zi
Brnabić, Kryeministër i Serbisë
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës
Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal
Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA
Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit
11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)
12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare)12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)
13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)
15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)
15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)