Hynë ditën e sotme në fuqi marrëveshja Shqipëri-Hungari, për njohjen e ndërsjellët të certifikatave të vaksinimit ndaj COVID-19.
Shqiptarët mund të vizitojnë Hungarinë me një certifikatë vaksinimit dhe hungarezët po njësoj Shqipërinë, me të gjitha vaksinat, qofshin ato perëndimore apo ruse e kineze.
NJOFTIMI NGA AMBASADA SHQIPTARE NE HUNGARI
Njoftim! Që nga 10 qershori 2021, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen reciproke të certifikatave të imunizimit hyn në fuqi. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë dhe hungarezë, të cilët mbajnë një vaksinim kundër certifikatës Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve pandemike.
Kujtojmë se dy ditë më parë Rama ishte për vizitë zyrtare në Hungari ku finalizoi marrëveshjen e cila në një farë mënyre hap kufijtë mes Shqipërisë dhe Hungarisë edhe pse me këtë kusht. Rama dy ditë më parë ndodhej në një vizitë zyrtare në Budapest, tha se delegacionet e dy vendeve kane arritur ne një bashkëpunim bilateral “në ekonomi, shëndetësi, arsim”.
Sa i përket integrimit të vendit, “Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”- shkruan Rama në rrjetet sociale, në një postim të shkurtër.
“Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, ka shkruar Edi Rama në rrjetet sociale.