Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme lidhur me shkarkimin e Presidentit Meta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Petrit Vasili ka një thirrje për parlamentin, i cili ditën e sotme voton raportin e Komisionit Hetimor, për shkarkimin e Presidentit. Në shkrimin e tij Vasili i ka cilësuar deputetët si pupac dhe ka bërë thirrje që të mos e zhgënjejnë dhe ta votojnë në mënyrë unanime shkarkimin e Metës. Ndër të tjera me ironi Vasili iu ka kërkuar deputetëve që ti zgjasin mandatet me 1 ose dy vjet, pasi sipas tij nuk mund të ikin dhe ti lënë reformat pa mbaruar. Ndër të tjera ai shkruan .” Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë”.
“Pupacë aman mos na zhgënjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupacë jeni që jeni, futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetes një vit a dy vjet a pesë vjet.
Si mund të ikni dhe t’i lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresën e vetme për negociatat. Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë.🤣🤣🤣”, shkruan nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili.
Kujtojmë se ditën e sotme Kuvendi është mbledhur në seancë plenare dhe po shqyrton raportin e Komisionit Hetimor, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.