Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për dënimin me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiç nga Apeli I Krimeve të Luftës. Në një postim në Tëitter, Kurti shkruan se Serbia e fshehu dhe e portretizoi Mlladiç si një hero, por ky vendim është nëj kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Bosnje dhe Hercegovinë e në Kosovë duhet të marrë fund.
„Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid.
Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në Bosnje dhe Hercegovinë & Kosovë duhet të marrë fund“, shkruan Kurti.
The notorious war criminal, Ratko Mladic, known as the ‘butcher of Bosnia & Herzegovina’, is sentenced with life imprisonment for genocide.
Serbia hid him and portrayed him as a hero. But this verdict is a reminder that Serbian denial of past crimes in🇧🇦 & Kosova must end.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 8, 2021
Ratko Mlladiç u dënua përfundimisht ditën e sotme me burgim të përjetshëm. Sot 78 vjeç, Mlladiç udhëhoqi forcat serbe të Bosnjës gjatë luftës së Bosnjës 1992-95. Ai u dënua në 2017 me akuzat e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës duke përfshirë terrorizimin e popullatës civile të kryeqytetit Boshnjak Sarajevë gjatë një rrethimi 43-mujor dhe vrasjen e më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin lindor të Bosnjës Srebrenica në 1995. Ai ishte dënuar nga gjyqi dhe ishte urdhëruar të vuante burgun e përjetshëm, por apeloi si kundër vendimit ashtu edhe dënimit.