Një ngjarje e rëndë tronditi disa ditë më parë kryeqytetin, ku ish-vjehrri vrau ish-dhëndrin e tij shtetasin Kudret Saliaj, dhe plagosi avokatin e tij në një lokal afër Gjykatës së Tiranës. Dhurata Saliaj , u arrestua nën akuzën e bashkëpunimit me babain e saj për vrasjen e burrit, gjithashtu ajo është akuzuar më parë nga fëmijët e saj për dhunë në familje. Vajza e saj ka rrëfyer para Gjykatës, tmerrin e përjetuar me të ëma para dhe pas ndarjes sipas saj. Gjithashtu ajo ka thënë se prej 3 muajsh ajo nuk sillej mirë me të vëllan e vogël, se e ka kanosur me fjalë dhe se e ka qëlluar në fytyrë.
“Vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12:00 ka qenë duke luajtur me vëllanë e vogël në lagje. Ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo është shqetësuat dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuat se mamaja e sa ka telefonuar gjyshen dhe ka kanosur me fjalë se po ju vendos njerëz nga prapa për t’ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth 3 muaj që nuk sillet mirë me të vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar ndërsa vëllanë e ka goditur me brryl në pjesën e sipërme të vetullës dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, thuhet në dëshminë e vajzës.
Nga ana tjetër edhe djali i mitur i Dhurata Saliajt dhe Kudret Saliajt, e ka akuzuar nënën e tij se e dhunonte vazhdimisht për arsye se ai ka zbuluar se ajo i shkruante mesazhe dashurie. Gjithashtu aio ka thënë se e ëma e ka goditur dhe i ka thënë se do ta vrasi dhe se e gjithë kjo ka ndodhur pasi ai zbuloi mesazhin që ja niste dikujt tjetër.
“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante ‘o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi’ dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.