Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetar i PD-së me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i është drejtuarve të gjithë demokratëve. Ai në thirrjen e tij thekson duhet kapërcyer tronditja dhe hutimi për të punuar dhe për të ringritur partinë. Kadilli ka thënë se duhet me patjetër një manifest i ri politik që të ndan nga rruga e vjetër. Ai ka thënë se ringritja kalon nëpër rrugë të vështira të një projekti të ri. Ai me anë të video-mesazhit iu ka bërë thirrje demokratëve që të bëhen zot të fatit të tyre.
“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur. Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri.
Le të ndahemi nga rruga e vjetër. Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet përfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.
Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat – Behu Zot i Fatit Tënd”, shprehet Kadilli.