Të afërmit e Kudret Saliajt, që mbeti i vrarë nga ish-vjehrri i tij në një lokal afër Gjykatës së Tiranës, kanë folur një ditë pasi e kanë përcjellë për në banesën e fundit.
Kushëriri i Saliajt në një prononcim për Faxnews, mka treguar se Mexhit Picari dhe ish-bashkëshortja kanë shkuar një ditë më parë në banesën e tyre dhen kanë mohuar se ai ka ushtruar dhunë ndaj Dhuratës. Ai ka thënë se deklarata e tyre janë të pavërteta dhe se në prokurori ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar. Ai ndër të tjera ka thënë se “goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar.”
“Të merret dosja në prokurori. Ajo është e dënuar për dhunë në familje. Ka akuza të tjera të cilat nuk janë shqyrtuar nga prokuroria. Ka vendime të gjykatave. 3 fëmijët ndodhen në banesën ku jetonte Kudreti. Janë të pavërteta deklaratat e tyre (Mexhitit dhe bashkëshortes). Ditën para vrasjes na kanë ardhur në banesë, Kudreti jo vetëm nuk e ka sulmuar dhe dhunuar atë, por ka kërkuar mbrojtje prej saj. Ka kërkuar forma të ndryshme për ta larguar. Goca 9 vjeç djemtë 12 dhe 16 vjeç janë të traumatizuar. Ne nuk na duhet dalja para mediave, ajo që është bërë është bërë, çfarë zgjidh dalja jonë? Pesha më e madhe jona janë fëmijët tani, Kudretin e përcollëm të shkretin, kujdesi ndaj tyre. Ata le të dalin në media, s’di ç’të them për ta, ne i kërkojmë drejtësisë të japë drejtësi. Pretendimi i saj se është dhunuar nga Kudreti e apo shenjat që ka treguar, s’është e vërtetë. E dimë ne dhe e di edhe ajo e prokuroria kush ia ka bërë shenjat asaj. Janë historira të vjetra. Pyeteni avokatin që u plagos, ai e njeh dosjen”, tha kushëriri i Kudretit.