Greqia ka shtyrë sërish ditën e sotme hapjen e kufirit greko-shqiptar derinë datën 14 qershor.Qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhen me vendin tonë.
Vendimi u mor prej zv.ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë. Kështu, vijojnë kuotat e kufizuara të udhëtarëve nga Shqipëria, vetëm të atyre që disponojnë leje qëndrimi në Greqi, kanë dyshtetësi apo minoritarët grekë të Shqipërisë. Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.
Kakavija 400 persona, Kapshtica 400 punonjës sezonalë, ndërsa për herë të parë nga marsi i 2020 hapet dogana e Qaf Botës me kapacitet deri në 250 persona në ditë.
Në këtë rast janë të penalizuar drejtpërdrejt shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë për turizëm në Greqi, ata duhet të presin deri në datë 14 qershor me shpresën se do të hapet kufiri.
Edhe kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejtë Greqisë kanë zgjedhur të kalojnë nëpërmjet kufirit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të pamundësisë për të siguruar një PLF më herët se 7 ditë përpara udhëtimit nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.