Një pikë karburanti në fshatin Fllakë të Durrësit është grabitur paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 09:00. Bëhet me dije se kanë qenë dy persona të cilët nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur shumën e parave që ndodhej në karburant. Mësohet se ata kanë arritur të marrin shumën ditore që ndodhej aty dhe më pas kanë arritur të largohen me shpejtësi nga objekti. Sipas dëshmisë së rojës dy personat i kanë drejtuar armën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë së Durrësit
“Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.”