Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

75-vjetori i Republikës së Italisë, Meta: Urimet më të përzemërta për këtë vend mik

21:19 03/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesëe në në pritjen e organizuar sot nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Buçi, për 75-vjetorin e Republikës së Italisë. Në fjalën e tij presidenti ka uruar Italinë duke e cilësuar si një vend mik ndërsa ka thënë se dy vendet janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore

Fjala e plotë e presidentit Meta:

Presidenti Meta përshëndet 75-vjetorin e Republikës Italiane: Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht. Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

3 qershor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar sot nga Ambasadori i Italisë, Sh. T. Z. Fabrizio Buçi, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane, si dhe ndoqi nga afër ekspozitën “Bashkimi i Dritës” të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha.

Duke iu drejtuar Ambasadorit Buçi, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik dhe artistëve të pranishëm në pritjen festive, Presidenti i Republikës u shpreh:

I nderuar Ambasador Republikës së Italisë z.Buçi,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Republikës Italiane, të përcjell sot, nga afër urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse.

Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.

Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.

Kam kënaqësinë të përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Mirëkuptimit mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, në sistemin arsimor shqiptar, si dhe futjen e saj me prioritet në shkollat teknike-profesionale.

Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari.

Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës “Bashkimi i Dritës” sot këtu në rezidencën e Ambasadës Italiane.

Përcjell nga këtu përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin Mattarella, me të cilin dy vite më parë nderuam miqësinë e përbashkët italo-shqiptare me një vizitë të përbashkët në Shën Mitër të Kalabrisë ku është edhe zemra e bashkësisë arbëreshe, që ruan ende me aq besnikëri traditat, zakonet, kulturën dhe gjuhën e kohës së Arbërit dhe të Skënderbeut.

Periudha e Skënderbeut dhe komuniteti Arbëresh i kanë lidhur pazgjidhshmërisht dhe shpirtërisht të dyja vendet tona, dhe Shqipërinë me Europën.

Aq shumë na ka lidhur saqë ndonjëherë Arbëreshët janë në vështirësi kur i pyesin Italianët.

Për të treguar këtë lidhje kaq të fortë do ta mbyll në italisht, me një një episod të mikut tonë të njohur italo-arbëresh, Aldo Marino.

“Un diplomatico italiano notando la sua “passione” per il “lato albanese” gli chiese: “Dottore, mi spieghi se lei tiene più all’Italia o all’Albania?” e lui rispose: “Non esiste una risposta a questa domanda! E come se lei chiedesse ad un bimbo chi ama di più, la mamma o la nonna? Sono due amori che si giustificano e si sostengono vicendevolmente”.

Viva l’amicizia tre le nostre due nazioni!

Buona Festa, cari amici!

 

Etiketa: Ilir Metarepunlika e italise

Të lidhura

Pashkët Ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
Aktualitet

Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona

Pesë persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  në pikën kufitare të...

12:22 08/06/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

Pesë persona janë vënë nën hetim në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu një ditë më parë...

12:01 08/06/2025
Para
“Rama e ka parë videon”, gazetari tregon të pathënat tronditëse të vrasjes së Klodian Rashës

“Rama e ka parë videon”, gazetari tregon të pathënat tronditëse të vrasjes së Klodian Rashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pashkët Ortodokse kthejnë emigrantët në atdhe, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Droga e kapur në Kapshticë/ Arrestohen pesë persona

12:22 08/06/2025
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 3 të tjerëve

12:01 08/06/2025
Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj iu kërkon falje tifozëve

Humbi penalltinë kundër Serbisë, Manaj iu kërkon falje tifozëve

11:39 08/06/2025
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja: Tani jam pak tironse!

11:19 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.