Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur ditën e sotme lidhur me ofertën që i është bërë Partisë Demokratike nga PS-ja që ta zgjedhin së bashku Presidentin. Grida Duma e ka refuzuar kategorikisht kërkesën që bëri ditën e djeshme ministrja Elisa Spiropali. Nga studio e “Top Talk”, Duma u shpreh se sa herë që kryeministri Edi Rama shtrinë dorën e bënë për diverson.
Duma është shprehur se nëse Rama dëshiron të tregojë se drejtësia në vend funksionon, duhet të lërë gjykatat që të zbardhin krimet elektroale.
“E përjashtoj kategorikisht, çdo element që ti ma quan pazar…Negociatë apo ajo, se si zgjidhet Presidenti. Për mua le ta çojnë ta zgjedhin Presidentin me referendum popullor. Nuk është kjo çështja tani. Në çdo moment që Rama e shtrin dorën, për mua është diversion. Nëse ky njeriu dëshiron të bëhet një njeri institucionesh sepse demokrat nuk bëhet kurrë, duket të tregojë që gjykatat, SPAK etj, etj, funksionojnë dhe të veprojnë për krimin elektoral,”- tha Duma. Sipas saj do të jenë forumet e Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit që do të vendosin si për ftesën e Ramës apo dhe për qëndrimin ose jo në Parlament, apo dhe për aksionin opozitar.
Kujtojmë se një ditë më parë, në të njëjtën studio, Spiropali zgjeroi ofertën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, duke u ofruar dhe postin e Presidentit.