Skip to content
Politikë

Shehaj: Do të punoj për demokratët e thjeshtë, bashkë e ndryshojmë Shqipërinë

· 2 min lexim

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, në një postim në rrjetin social “Facebook”, tha se nëse do të zgjidhet kryetar, Partia Demokratike do të jetë partia e anëtarësisë. Shehaj shprehet se anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë, me anë të një platforme online. Po ashtu, ai zotohet se do të jetë në komunikim të përditshëm me anëtarët, duke theksuar që nuk do t’i përdorë ata si mjet për pushtetin.

Postimi i Agron Shehajt:

“Partia që unë do drejtoj, nëse e fitoj këtë besim, do jetë partia e anëtarësisë. Kandidatët për deputetë do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë. Anëtarët do të votojnë për çdo vendim të rëndësishëm të partisë me anë të një platforme online.
Unë do jem në komunikim të përditshëm me anëtarët dhe nuk do i përdor ata si mjet për pushtetin. Unë do punoj për demokratët e thjeshtë. Bashkë do të fitojmë dhe do të ndryshojmë Shqipërinë”, tha Shehaj.

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 4 kandidatët nga 9 që ishin në total, të cilët do të garojnë për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit. Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë këto kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Zgjedhjet do të mbahen me 13 qeshor.