Më 21 maj qyteti i Vlorës u trondit nga një breshëri plumbash, ku mbeti i vrarë shtetasi Delon Troqe 38-vjeç. Nga pamjet e publikuara ajo që bie në sy është se ekzekutimi i Troqes është kryer në më pak se 20 sekonda, ndërsa autorët kanë qëlluar nga një automjet me xhama të zinj. Ashtu so duket në video, një makinë me ngjyrë të zezë kalon me shpejtësi të ulët para servisit të Troqes. Sapo dallon shënjestrën, pa u ndaluar mjeti, një person nxjerr kallashnikovin në dritaren e pasme të makinës dhe qëllon me breshëri drejt Troqes.
Kujtojmë se Delon Troqe nuk ishte një emër i panjohur për policinë. 38-vje♪5ari kishte një servis në lagjen “Pavarsia” në Vlorë, si dhe ishte pronar edhe i disa skafeve. Troqe jetonte edhe në Spanjë, vend nga ku mendohet të ketë nisur edhe konflikti, që përfundoi me vrasjen e tij. Gjithashtu kujtojmë se mbiemri i tij lidhet me një ngjarje tjetër të rëndë. Ai ishte kushëri i Elvis Troqes, i cili është zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2018. Në 17 korrik të 2018-ës Troqe u zhduk pasi hipi në një automjet tip “Merceds Benz” dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për të.
Në fund të videos, duket se edhe largimi i automjetit bëhet qetësisht. Në përfundim, autorët e vrasjes së Delon Troqes, dogjën automjetin me targa të vjedhura në fshatin Serishtë në zonën e Kaninës.