Seanca e stome plenare ka përfunduar tashmë, mirëpo protestuesit vazhdojnë ende në rrugë.
Edhe pse seanca është mbyllur asnjë nga deputetët e mazhorancës nuk ka dalë nga hyrja kryesore për të shmangur kështu një konfrontim dhe irritim të mundshëm të turmës së mbledhur para parlamentit.
Sot opozita paralajmëroi një protestë urgjente pas vendimit të kryesisë së Kuvendit për të mbajtur një seancë plenare para radhe, e cila ishte caktuar të enjten.
Po këtë ditë opozita kishte paralajmëruar të mbante një protestë të madhe, çka do të paralizonte sipas opozitës punimet e parlamentit i cili sipas tyre është i marrë peng nga bandat dhe kriminelët.
Ndryshimi i agjendës së mazhorancës ka çuar dhe në ndryshimin e agjendës së opozitës e cila po vijon prej më shumë se 2 orësh protestën para Kuvendit ku nuk kanë munguar përplasjet fizike mes protestuesve dhe forcave të FNSH-së, hedhjes së tymuesve shashkave dhe sendeve të forta.