Rreth një muaj më parë një punonjës i fabrikës së përpunimit të naftës në Ballsh, mbeti i plagosur nga shpërthimi i tubacionit. Ditën e sotme mësohet se shtetasi Viktor Ballaj, 50 vjeç ka ndërruar jetë, pas një muaji që luftonte me plagët e marra ai nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi në 3 maj, ku në orët e para të mëngjesit u raportua se kishte shpërthyer tubacioni i pompimit te naftes. Nga shpërthimi, mbeti i plagosur punëtori, i cili sot per fat te keq nderroi jetë.
Për ngjarjen policia arrestoi shefin e sigurimit teknik, pasi nuk kishte marrë masa të sigurimit teknik në stacioni e naftës.Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E.A., 40-vjeç, është vënë në pranga pasi nuk ka marrë masa të sigurimit teknik në stacioni e naftës, ku u plagos një 50-vjeçar.
Ai akuzohet per “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 03.05.2021, në fshatin Kash, Mallakastër, për shkak të mosmarrjes së masave të sigurimit teknik, në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës ka shpërthyer një pompë centrifugale, ka marrë flakë tubacioni dhe për pasojë është dëmtuar me djegie operatori i prodhimit, shtetasi V. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- theksoi policia.