Skip to content
Aktualitet

Ndahet nga jeta Sadije Agolli, bashkëshortja e Dritëroit

· 1 min lexim

Sot është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Dritëro Agollit, Sadije Agolli.

Gruaja e Dritëroit, Sadije Agolli ka ndërruar jetë sot në spital pasi javën e shkuar kishte pësuar hemorragji cerebrale.

Ajo ka ndërruar jetë dy vite pas vdekjes së bashkëshortit të saj, njeriut të letrave dhe kulturës shqiptare, i cili frymëzoi dhe shërbeu si model për shumë shqiptarë.