Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës. Një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Bardhaj. Viktima është identifikuar si Emiljano Ndou, banues në Bleran , Bardhaj.
Ai është shtetasi Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar me viktimën. Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar arma e krimit, tip kallashnikov. Ndërkohë ende nuk dihen ende motivet e krimit, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për një ngjarje për motive të dobëta.
Gjithashtu policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen verifikimet e nevojshme por zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Nën drejtimin e prokurorisë ata po bëjnë të mundur sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
“Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi Mark Kodra., 47 vjeç, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.