Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka raguar për herë të parë pas rrëmbimit të avionit me urdhër të tij, me qëllim arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich. Lukashenko ka folur në një një seancë parlamentare mëngjesin e sotëm dhe ka sulmuar shtetet perëndimore, që ndërmorrën sanksione ta ashpra ndaj vendit të tij, Bjellorusisë.
Në fjalën e tij, presidenti Lukashenko tha se sulmet ndaj Bjellorusisë, kanë kaluar vijat e kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së përbashkët dhe moralit njerëzor. “Siç e parashikuam, keqdashësit tanë brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin.
Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së përbashkët dhe moralit njerëzor”, tha Lukashenko ndërsa iu drejtua anëtarëve të parlamentit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, “Belta”.
Lukashenko e quajti gjithashtu gënjeshtër absolute se një avion luftarak, e detyroi avionin të ulej dhe tha se Bjellorusia kishte vepruar në mënyrë të ligjshme, për të mbrojtur njerëzit, duke theksuar se pati një alarm për bombë në avion. “Unë veprova ligjërisht për të mbrojtur popullin tonë”, u shpreh Lukashenko, duke akuzuar gjithashtu gazetarin Pratasevich për planifikimin për të filluar një rebelim të përgjakshëm.
Pasagjerët në bordin e një fluturimi “Ryanair” që u devijua papritmas kur filloi zbritjen e tij në Vilnius, Lituani, kanë përshkruar panikun e tyre ndërsa ndryshuan kursin pa asnjë shpjegim. Fluturimi ishte drejtuar për në Lituani nga Greqia kur u detyrua të ndryshonte drejtimin për në kryeqytetin Bjellorus Minsk të dielën, në mënyrë që autoritetet atje të mund të arrestonin gazetarin disident Roman Protasevich, 26 vjeç.