Pothuajse si në çdo dalje të tij, Basha përpiqet të nxjerrë ndonjë detaj të ri dhe këtë herë deklarata e tij duket e madhe.
Kreu i PD-së ka deklaruar se ka informacione se është duke u përgatitur arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për dosjen “339”.
Duke thënë se ky është një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën, Basha ka thënë se tashmë asnjë përpjekje nuk mundet dot ta shpëtojë nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka.
“Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar. Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos”, tha Lulzim Basha.
Ndërkohë pas lënies së mandateve, opozita po sheh mundësinë e tërheqjes së të zgjedhurve lokalë në të gjithë vendin. Qëndrimi i opozitës pritet të radikalizohet pas protestës kombëtare të 16 marsit.