“Qentë agjentë” janë ata që përdoren për të gjetur jo vetëm lëndët narkotike, por edhe persona në kërkim, por mesa duket Policia jonë e Shtetit nuk i ka këta ndihmesa që shpeshherë i ndihmojnë të bëjnë një punë më të mirë.
Pikërisht për këtë arsye Policia e Shteti ka bërë një bilanc ku kërkon 2.5 milionë lekë të reja për të blerë këta qenë dhe mesa duket edhe këtë herë zgjidhja gjendet tek koncesioni.
Në Agjencinë e Prokurimit Publik është publikuar tenderi për “blerje qensh riproduktorë”.
Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë, e thënë ndryshe shkolla e qenve, është e vetmja që funksionon në Shqipëri e cila është ka hyrë në funksion që prej gushtit të vitit 1950. Mirëpo problematika më e madhe që është duke i shqetësuar është freskimi i racës së qenve, ndaj në vitin që lamë pas 13 qenë të Policisë së Shtetit dolën në shitje. Krahas drogës, eksplozivëve dhe kufomave, instituti është pajisur me një qen që identifikon sasitë e mëdha të eurove.