Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu i ka quajtur vendimet e KAS politike dhe të pabazuara në ligj. Ky reagim vjen pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për zgjedhjet në Durrës. Logu thotë se noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo në Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro ër t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi.
Reagimi i plotë:
Noterët e masakrës zgjedhore në KAS refuzuan sërish të bëjnë transparencë për vjedhjen e mandateve në Durrës dhe Shkodër nga Rama-Doshi. 97 herë në 5 seanca publike, shumica në KAS i është bindur urdhrave politikë të Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës, me të cilët komunikojnë përpara çdo vendimi për të fshehur krimin elektoral.
Vendimet e tyre janë politike, të pabazuara në ligj. Sot kishin 2 justifikime qesharake për të refuzusr marrjen e provave të kërkuara nga PD në institucione.
1. “PD nuk ka kryer përpjekje për t’i marrë vetë këto prova”. Gënjeshtër! PD ka depozituar 100 kërkesa për informacion tek institucionet publike, por akoma nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.
- “Informacionet që kërkon PD nuk përbëjnë provë për rrëzimin e zgjedhjeve”. Gënjeshrër! Neni 137 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se informacionet zyrtare nga organet publike përbëjnë prova.
Noterët e masakrës zgjedhore duan të mbulojnë faktin se në Durrës apo Shkodër, vota u ble nga 100-300 euro për t’i siguruar pushtetin aleancës Rama-Doshi. Ata mund të ndalojnë sot të vërtetën, por s’mund ta mbulojnë përgjithmonë.