Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në një pallat në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Një vajzë ka mbetur e lënduar pasditen e sotme për shkak të shkëputjes së ashensorit.
Nuk dihet ende identiteti i vajzës së plagosur apo gjendja e saj shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.