Me dorëzimin e mandateve, tre partitë parlamentare PD, LSI, PDIU, deklaruan se nuk janë më pjesë e “parlamentit të krimit e korrupsionit”, por faktet tregojnë të kundërtën.
Duket se Basha, Kryemadhi e Idrizi, nuk kanë hequr akoma duartn nga milionat që u jep shteti, si parti parlamentare.
Vetëm 2 orë pasi krerët e tre partive parlamentare të opozitës, dorëzuan dorëheqjet e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, qeveria ka kaluar në llogaritë e PD, LSI e PDIU, fondin financiar bazë, që u takon për vitin 2019, si parti parlamentare.
Krerët e partive, megjithëse kanë deklaruar largimin nga parlamenti edhe zyrtarisht, dorëzuan mandatet, tërhoqën fondet, që jepen vetëm për partitë palamentare, duke lënë të kuptohet, se në parlament nuk janë me letra, por janë me lekë.
Sipas informacionit nga Thesari i Shtetit, në llogaritë e PD, LSI e PDIU janë depozituar 900 milionë lekë në total, nga të cilat, PD ka marrë 520 milionë, 808 mijë e 875 lekë të vjetra, LSI ka marrë 270 milionë, 160 mijë e 224 lekë të vjetra, ndërsa PDIU ka marrë 100 milionë, 107 mijë e 290 lekë të vjetra.